Pjesë e një grupi kriminal që trafikuan 3.4 tonë kanabis në Itali, pranga 31-vjeçarit në Malësi të Madhe

Pjesë e një grupi kriminal që trafikuan 3.4 tonë kanabis në Itali, pranga 31-vjeçarit në Malësi të Madhe

Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një 31-vjeçar, pjesë e një grupi kriminal, është arrestuar në Malësi të Madhe. Bëhet fjalë për Kristian Uldedajn, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.

Uldedaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kanë trafikuar në Itali rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Grupi ka operuar gjatë periudhës 2015-2022, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar në total 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

"Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi Kristian Uldedaj, gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale", njofton policia. 

31-vjeçari do të ekstradohet në Itali, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)