Pasditen e djeshme është ndaluar në Rinas shtetasi italian, për trafik municionesh nga Shqipëria drejt Italisë.

Italiani, i quajtur Stefano Carli me origjinë dhe banim në qytetin Piombino të Italisë, është ndaluar pasi zotëronte një karikator kallashnikov. Italiani tentonte ta transportonte armën në Itali. Gjatë kontrollit të valixhes në skaner në aeroport, Italianit iu gjeten dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale pjesë arme luftarale, model AK-56, konkretisht një karikator. Ai është shprehur se armën e ka gjetur tek Metalurgjiku, në Elbasan. 

50-vjeçari italian, Stefano Carli, po hetohet në gjendje të lirë. 

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 278/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasit Italian Stefano Carli.

 

d.gj/ Shqiptarja.com