Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Siç ka bërë të ditur PZAP-ja, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Më 30 maj në Vushtrri, LVV kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit.

Në përgjigjen ndaj ankesave, VV-ja ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas LVV-së, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”./Koha