Kryebashkiakët e opozitës dhanë një deklaratë për mediat pasi dolën nga mbledhja me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e qeverisë duke u shprehur se paraqitja e tyre në një mbledhje të tillë nuk ka përse të nxisë reagime të koalicionin nën siglën e të cilit kanë garuar.
“Nuk e pamë në aspektin politik sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme. Diskutuam shumë, sepse bashkitë e vogla kanë paga më të ulëta, kanë shpërndarjen e buxhetit në bazë të numrit të popullsisë, që nuk i favorizon.Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, duhet të jemi kur kryeministri dhe ministrat na kërkojnë për takime”—tha kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri i cili u shpreh gjithashtu se kishte marrë garanci nga Rama se nëse do të ndiheshin të pareskeptuar, do të mund të ankoheshin në kancelaritë e BE.
Më tej, i pyetur për porosinë e kryeministrit mbi shpërblimet që do kenë bashkitë me performancën më të mirë, tha se një rezultat i tillë mund të arrihet nga bashkitë e mëdha dhe jo të voglat.
Sipas tij, në bashkitë e vogla që drejtojnë kryebashkiakët e opozitës, ka mungesa të buxhetit, ndërsa të mëdhatë, kanë teprica.
“Performancën më të mirë do ta ketë një bashki e madhe. Nëse shpërndarja do jetë ndryshe me anë të riskut që ka një bashki, do të ndryshojë treguesi i performancës. Ka bashki që kanë teprica në buxheti, kurse ne jemi me mungesa”- përfundoi Curri.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh kryebashkiakët të majtë e të Berishës në Shkodër! Ua thotë troç: S’ka fonde, pa performancë të mirë
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodra me një korsi të re biçikletash, Benet Beci: Rritet siguria për qytetarët
29 Janar, 13:05
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
Shkodër/ Tre të moshuar humbin jetën në tre aksidente, arrestohen 3 shoferët e rinj
28 Janar, 18:02
-
”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan, si alternativë e atyre të Venecias
28 Janar, 17:38
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00