Partia Popullore, forca kryesore opozitare në Spanjë, ka akuzuar socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez se po përdorin sondazhe të manipuluara për të ndikuar te zgjedhësit në orët e fundit të votimit.
“Realiteti është se ose sondazhet gabojnë, ose Partia Popullore do të qeverisë. Për momentin po e ndjekim me qetësi ecurinë e ditës zgjedhore”, thanë burime nga drejtuesit e partisë për El Pais. Partia Popullore nuk ka dhënë një vlerësim nëse pjesëmarrja rekord në votime e favorizon apo e dëmton atë, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve është gjithmonë pozitive.
Lajmi kryesor:
Spanja drejt mbylljes së votimeve, pjesëmarrja thyen rekordin e vitit 1996! Mbi 68% kanë votuar deri në orën 18:00, në mbrëmje priten rezultatet e para
LAJMET MË TË VLERËSUARA





