Partia Socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez po e pret me 'kënaqësi' pjesëmarrjen rekord në zgjedhje, por drejtuesit e saj tregohen të rezervuar për ndikimin që mund të ketë në rezultat, raporton El Pais. Gjatë fushatës, Sanchez nguli këmbë se pjesëmarrja duhej të arrinte në 75% që koalicioni qeverisës progresist të kishte mundësi të siguronte një mandat tjetër. Kryeministri bëriu thirrje për një mobilizim “epik dhe historik” për të penguar formimin e një qeverie të përbashkët mes Partisë Popullore dhe ekstremit të djathtë Vox. Sanchez pritet ta ndjekë numërimin e votave nga Pallati Moncloa dhe të shkojë në selinë e Partisë Socialiste kur rezultati të jetë i më qartë.
Lajmi kryesor:
Spanja drejt mbylljes së votimeve, pjesëmarrja thyen rekordin e vitit 1996! Mbi 68% kanë votuar deri në orën 18:00, në mbrëmje priten rezultatet e para




