Pjesëmarrje shumë e ulët në Primare/ Berisha braktiset nga anëtarët dhe simpatizantët! Në Tiranë 8470 vota

Pjesëmarrje shumë e ulët në Primare/ Berisha braktiset nga anëtarët dhe simpatizantët! Në Tiranë 8470 vota

TIRANË- Në primaret që aq shumë janë trumbetuar, nga të dhënat e PD e Rithemelimit pjesëmarrja ishte teje e ulët, edhe në krahasim me zgjedhjet për kryetarë degësh dhe Berishën në krye të forcës.

Primaret për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Tiranë nuk nxorën fitues, pavarësisht se Belind Këlliçi mori gati dyfish vota më shumë se të 6 kandidatët e tjerë. 

Listat ishin problemi kryesor që përplasi palët në proces. Në Tiranë ishin regjistruar rreth 29 mijë anëtarë të PD-së, për të votuar në procesin e primareve dhe zyrtarisht  votuan 8470 anëtarë  më pak se 1/3 e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së.

PD në zgjedhjet e Prillit 2021 ka marrë në Tiranë 136,802 vota. Të shtatë kandidatët kanë marrë 8,470 vota, pra vetëm 6.2%. Këlliçi në zgjedhjet e Prillit 2021 ka marrë në total 11,601 vota, kurse në primare vetëm 4,040 vota, ose rreth 35% të votave të veta.

Tabela
29 mijë anëtarë të PD të drejtë vote
Votuan në primare 8470 anëtarë
PD në 2021 në Tiranë 136.802 vota

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur