Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve si pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal, në fshatrat Kir dhe Pult në Shkodër në kuadër të operacionit ‘Alpe të pastra’.
Policia ka vënë në pranga K.P, 26 vjeç, pasi rezulton se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa.
Lëndët narkotike u asgjësuan nga policia, në gusht të vitit 2023, rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.
Më datë 26.11.2023, policia arrestoi 3 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.
Në pranga kanë rënë Arben Shpati 34 vjeç, Pavlin Shpati, 41 vjeç Aurel Fejzo 23 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.