Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar "Nga bregu në breg", teksa këtë të mërkurë, 28 qershor, përpara Gjykatës së Posaçme njihen me masën e sigurisë 20 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.
I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.
Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s'ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr... po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.
Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.
Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat
Polici 1: Ulu poshtë, ulu
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15...
Polici 1: Po mirë
Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.
Lajmi kryesor:
'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36