PKD-ja e Mark Frrokut kundër
reformës territoriale: Votoj kundë

PKD-ja e Mark Frrokut kundër<br />reformës territoriale: Votoj kundë
Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku është shprehur kundër  reformës administrativo–territoriale që pritet të kalojë për votim në Kuvend në fund të muajit korrik.

“Vota ime do të jetë kundër kësaj pakete ligjore”, ka thënë deputeti Mark Frroku. Sipas tij Partia Kristian Demokrate nuk është bërë pjesë e procesit të konsultimit dhe përfshirjes për hartimin e draftit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, ndonëse një kërkesë e tillë iu është parashtruar drejtuesve të tij.
 
Frroku thotë se  kjo reformë nuk arriti të jetë gjithëpërfshirëse. Sipas Frrokut, çështjet adimistrative dhe territoriale janë tagër kushtetues, prandaj pamundësia e një kompromisi politik mes mazhorancës dhe opozitës ia humb legjitimitetin dhe besueshmërinë një harte të re administrative të Shqipërisë.

Deputeti i Qarkut të Shkodrës ka shprehur rezerva edhe për mënyrën e ndarjes së re territoriale të zonës që përfaqëson, gjë që është shprehur edhe nga shqetësimet e banorëve të rretheve veriore.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore