PL: Të mbështetet bujqësia! Fermerëve po u kalben produktet, nuk kanë treg! T'i ofrohet ndihmë! Qeveria kujdeset të mbush xhepat e Ramës

Partia e Lirisë, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi  Blushi, në një deklaratë për mediat e konsideron tepër të rëndësishëm mbështetjen që duhet t’i jepet fermerëve shqiptarë e prodhimit bujqësor, në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, por mbështetja ai thotë se po mungon nga ana e qeverisë.

Blushi bënë një paralelizëm me Kosovën, e për të cilën thotë se edhe pse me një buxhet të vogël, me shpalljen e rritjes së re të pagesave të drejtpërdrejta, Kosova po aplikon bujqësi të standardeve europiane, duke dhënë shembullin se si mbështetet realisht bujqësia, një shembull sipas të cilit duhet t’i referohet dhe Shqipëria.

Ai akuzon qeverinë se për shkak të lënies në harresë të bujqve si dhe blegtorëve, prodhimet e tyre po kalben në sera dhe nuk gjejnë treg dhe se taksat e të cilëve po vidhen me inceneratorë, koncensione. Blushi akuzon qeverinë se po kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

“Megjithëse Kosova ka një buxhet më të vogël se Shqipëria dhe një klime më të pafavorshme i mbështet në mënyrë dinjitoze fermerët që të punojnë në vendin e tyre, ndryshe nga Qeveria e Ramës që i mjeron fermerët dhe i largon nga vendi.

Ja pagesat e shpallura nga Ministri i Bujqësisë së Qeverisë Kurti në Kosovë, përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023. Gruri do të përkrahet me 474 euro për hektar.

Misri 329 euro për hektarë; Patatja 654 euro për hektarë; Fasulja 654 euro për hektarë;

Kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë. Perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë, Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektarë. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.

Risi tjetër është përkrahja financiare e gështenjës e cila do të subvencionohet si pemët e tjera me 504 euro për hektarë.

Gjithashtu këtë vit Kosova do të vazhdojë mbulimin e vlerës së akcizës së naftës në vlerë prej 0.36 cent për litër si dhe subvencionimin e pjesshëm të plehërave artificiale në vlerë prej 150 euro për hektarë për kulturën e grurit ndërsa 100euro për hektarë për misrin patatet dhe fasulet monokulturë.

Risi tjetër këtë vit është pagesa direkte për farën e grurit ku përveç pagesës për sipërfaqe 250 euro, do të subvencionohen 150 euro per pleherimin, 54 euro per naften dhe 0.04cent për kilogram apo një mesatare prej  160 euro e qe ne total arrin 614 euro per hektar.

Edhe pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore do të subvencionohet me 0.25 euro për copë.

Tek pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike, është shtuar subvencionimi për bimët mjaltëdhënësë me 450 euro për hektarë. Sa i përket bujqësisë organike, këtë vit do të subvencionohen në Kosovë me shtesë 50 euro për hektarë sipërfaqet që janë në konvertim ndërsa është rritur përkrahje në 100 euro për hektarë për sipërfaqet e certifikuara.

Për herë të parë do të subvencionohen zogjtë me 0.20 euro për zog. Tek subvencionimi i grurit pragu minimal i aplikimit do të jetë një 1 hektar ndërsa sasia e dorëzuar e grurit në mulli do të startojë nga 3000kg.

Tani Kosova nuk është më 20 herë më lart se ne (në vitin 2018 ne e paguanim fermerin 3 euro /ha ndërsa ata 69 euro/ha) por tani pagesa shkon deri në 100 herë më shumë në krahasim me ne. Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet larguar sa më parë!

Sepse për shqiptarët e Shqipërisë, për bujqit dhe blegtorët tanë, prodhimet e të cilëve kalben në sera dhe nuk gjejnë treg, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Ky është “produktiviteti” dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes”. Këto janë shanset e humbura për Shqipërinë, vende pune të humbura, eksporte të humbura, zhvillim ekonomik i munguar, varfëri dhe dëshpërim që detyron të fermerët dhe të rinjtë shqiptarë të ikin nga vendi sepse një ekonomi jo konkurruese nuk prodhon as të ardhme, as punë, as siguri.

Prandaj sot nga Kosova ikën 1 qytetar, ndërsa nga Shqipëria 5, sepse këtu Qeveria nuk ka plan për mbështetjen e Bujqësisë, por falimentimin e saj nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ai. 

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm