Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit

Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit

Roberti Baggio fitues i Topit të Artë në 1993 dhe vila e grabitur

Shtëpia e futbollistit italian Roberto Baggio u grabit nga persona të armatosur gjatë kohës që po luhej ndeshja Itali-Spanjë (20 qershor). Vetë futbollisti u përlesh me njërin prej grabitësve ndërsa arritën të marrin para, bizhuteri dhe sende me vlerë.

Mediat italiane kanë evidentuar një detaj jo pak me rëndësi në grabitjen e shtëpisë së futbollistit në Altavilla Vicentina, dhe që nuk u ka shpëtuar fansave të shumtë të ish-fituesit të Topit të Artë.

Pse grabitësit nuk morën Topin e Artë?!

Në fakt, trofeu i Topit të Artë, simboli i sezonit më të mirë të Baggio-s, ai i vitit 1993, nuk ndodhej në vilë. Me sa duket, sipas burimeve hetimore, Topi i Artë ruhet në kasafortën e një banke të besuar dhe pikërisht për këtë, banditët nuk kanë mundur ta marrin atë, ndërsa kanë shkatërruar shtëpinë e kampionit nga Caldogno. 

Më pas janë kujtimet, trofetë e një karriere vezulluese, më të çmuarit, ato me vlerën më të lartë sentimentale duke përfshirë bluzat e veshura, fanellat e kampionëve të tjerë dhe medaljet. Ka dy hipoteza për bastisjen e dështuar nga kriminelët: e para është se autorët e grabitjes nuk e dinin që shtëpia e synuar ishte e Baggio-s, e dyta është se nuk i gjetën ose nuk kishin kohë t'i identifikonin gjatë atyre 40 minuta terrori, të cilat ish-futbollisti i kombëtares dhe familja e tij ishin në mëshirën e sulmuesve. Kriminelët plaçkitën shtëpinë, por nuk prekën dhomën me trofetë. Me pak fjalë, grabitësit ishin përgatitur, por me siguri nuk e njihnin vilën në detaje. 

40 minuta terror

Sipas rikonstruksionit të policisë, banda është paraqitur në një nga dhomat e fjetjes, ku familja po ndiqte ndeshjen. Baggio iu afrua njërit prej grabitësve dhe e goditi me grusht në fytyrë dhe si kundërpërgjigje grabitësi e goditi në ballë me qytën e armës, duke e plagosur. Më pas kriminelët e kthyen shtëpinë përmbys, duke vjedhur ora, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën e dhomës ku ata ishin mbyllur dhe ka lajmëruar policinë. Kampioni u dërgua në urgjencën në Arzignano , ku u trajtua me disa qepje në ballë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen