TIRANE - Në një kohë, që tenderi prej 25 milionë eurosh i shumëpërfolur për procedura korruptive dhe i kryer nga Ministria e Inovacionit duket se ka përfunduar, kryetarja e AMA Endira Bushati ka kërkuar që deri më datën 5 korrik të gjithë operatorët televizivë të përcaktojnë zyrtarisht formën e transmetimit.
Ajo ka paraqitur 3 alternativa, që për operatorët kanë kosto të lartë financiare. "Procesi i përfundimit të tenderit për ndërtimin e rrjeteve të televizionit publik këto ditë përfundon.
Pas këtij momenti, TVSH ka detyrimin që të përcaktojë tarifat e mbështetjes së këtyre operatorëve në rrjetin e vet, gjithnjë të orientuara drejt kostos. 5 korriku është brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri.
Ata mund të mbështeten në rrjetin e televizionit publik, në rrjetet numerike private kombëtare apo të bien dakort me 70 për qind të operatorëve në një qark të caktuar në ndërtimin bashkarisht të rrjetit të tyre, kjo me qëllimin e mirë që asnjë nga këto televizionet të mos humbasë", tha Bushati.
Operatorët kanë kërkuar të dinë kostot, para se të përcaktojnë zyrtarisht formën e transmetimit. Kostoja për ndërtimin e një platforme numerike shkon deri në 18 milionë euro.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com