Pas ngjarjes së rëndë ku babai vrau me thikë vajzën e tij mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, një tjetër krim brenda familjes ka tronditur vendin orët e para të mëngjesit, por këtë herë në Durrës. Bashkëshorti 41-vjeçar ka plagosur fillimisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare me automatik, ndërsa më pas në gjendje të rënduar psikologjike ai ka qëlluar veten. Mondi Gjoka, banues në Manëz të Durrësit ka gjetur vdekjen menjëherë nga plumbat e marrë. Sipas burimeve të policisë, por edhe familjarëve, konflikti mes bashkëshortëve ka nisur në dhomën e gjumit. Në kohën kur 41-vjeçari ka marrë armën, e plagosura mësohet se ka shkuar për të kërkuar ndihmë në shtëpinë e vjehrrit që ndodhej pranë banesës së tyre.
Në këtë moment, 41-vjeçari ka qëlluar dy herë në drejtim të bashkëshortes duke e plagosur rëndë. Në gjendje shoku, 41-vjeçari Gjoka ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i vdekur. Gjatë momentit të krimit, në shtëpi bashkë me çiftin ishte edhe vëllai i të plagosurës si dhe fëmijët, të cilët e kanë parë të gjithë skenën. Fadil Gjoka, babai i viktimës, mësohet se ka qenë i pari që u ka ardhur në ndihmë çiftit Gjoka.

( Mondi Gjoka )
Babai i viktimës
Në një pronincim për Report TV, babai i 41-vjeçarit ka rrëfyer se mes çiftit nuk ka pasur ndonjë konflikt. “Mbrëmë (të dielën) kishte ardhur vëllai i gruas së çunit këtu dhe hëngrëm e pimë këtu bashkë me çunin që u vra edhe i thashë rrimë këtu. Jo më tha ky vëllai gruas se i ngel hatri Mondit, do të shkojmë atje të shpia. Mirë i thashë dhe shkuam. Nga ora 23:00 ndodhi debati, ne kishim rënë në gjumë me gjithë plakën, çuni me nusen këtu në shtëpi. Kur plasi zhurma pushkës, unë se kam dëgjuar krismën e pushkës në 23:30, më duket në 23:00, nuk e di tamam se unë nuk e kam parë orën.
Shikoj unë e erdhi Lumi bashkë me nusen e Mondit dhe hynë në derë. Kur u ngrita nga krevati bashkë me gruan e shikoj ajo ishte bërë me gjak, e mori ai çuni dhe tha “qenka plagosur”, është shprehur Fadil Gjoka, babai i viktimës. Burimet policore, por edhe dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer se e plagosura është qëlluar në gjoks me një plumb model 56, ndërsa viktima ka mbetur i vdekur si shkak i plumbit të marrë në kokë. Ndërkohë, të afërmit janë shprehur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të katër fëmijëve të mitur të çiftit Gjoka. Ata shprehen se dy bashkëshortët nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se gjithçka mund të ketë ndodhur nga ndonjë grindje momentale. Po ashtu, ata janë shprehur se familja ishte në një gjendje jo të mirë ekonomike, ndërsa 41-vjeçari punonte punë të ndryshme dhe bashkëshortja e tij, Lumturie Gjoka e ndihmonte në punë bujqësore.
/Shqiptarja.com