Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi jeton Hallaçi, banues në Kukës.

Arrestimi i tij është bërë, pasi ka plagosur me mjete mprehëse në qytet shtetasin A. Rr., 20 vjeç, banues në Kukës. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa u plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike", parashikuar nga neni 88/a i K.Penal.

Redaksia online
D.Ç,/Shqiptarja.com