Tre persona të së njëjtës familje mbetën të plagosur ditën e sotme në Ksamil pas një konflikti fizik. Report Tv mëson se autori është Gjergj Arapi 21 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Arapi ka qenë sëbashku me disa persona të tjerë kur ka kryer plagosjen. Policia po punon për kapjen e Arapit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të plagosur kanë mbetur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti. Një nga te plagosurit, është nisur me helikopter drejt Tiranës. 


Lajmi kryesor:

Plagosen tre anëtarë të një familjeje në Ksamil, ende nuk dihen shkaqet! Nisen drejt Traumës, shpallet në kërkim një prej autorëve (EMRAT)