Plagosën në një lokal në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Gjykata lë në burg 2 autorët: Jemi të pafajshëm

Plagosën në një lokal në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Gjykata lë në burg 2 autorët: Jemi të pafajshëm

Pamje nga gjykata

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 2 autorët e plagosjes me armë të 33-vjeçarit Iljaz Ismaili, në një lokal në fshatin Poshnje në Berat.

Në burg janë lënë 2 autorët: Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Shabanaj e Filaj nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm. Por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së Premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal.

Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim