Dy reporterë nga Reuters u plagosën në Severdonetsk dhe drejtuesi i makinës me të cilën po udhëtonin u vra nga bombardimet nga forcat e armatosura ukrainase.
"Ne u bombarduam në hyrje të Severodonetsk. Një nga plumbat ra pikërisht mbi makinën, pesë deri në dhjetë metra përpara nesh, në të cilën ishin dy reporterë të Reuters".
Në fillim u duk sikur kishin goditur një minë, makina u kthye anash dhe mori flakë. Shoferi vdiq menjëherë, reporterët u transportuan në spital.
Më pas, një burim i Reuters konfirmoi për Tassse dy gazetarë të agjencisë u plagosën pas bombardimit të forcave të armatosura ukrainase në Severdonetsk.
“Rruga u bombardua nga ushtria ukrainase dhe makina e tyre u godit nga një plumb”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë










