‘Prona’ është bërë mollë sherri për një konflikt mes 3 vëllezërve dhe kushërinjve të tyre dhe nipit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa i treti është shpallur në kërkim pasi gjatë sherrit për pronën kanë qëlluar me çifte dhe shkop bejsbolli kushëririn si dhe i kanë dëmtuar dhe kërcënuar.
Ngjarja është regjistruar më 22 korrik 2023 në fshatin Shtiqen të Kukësit. Xhevdet Muja, 51 vjeç dhe vëllai I tij Vexhi Muja 48 vjeç u arrestuan në flagrancë informoi sot policia e Kukësit
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në fshatin Shtiqen, këta shtetas, në bashkëpunim me vëllanë tjetër, shtetasin Albert Muja i shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.” informoi sot policia e Kukësit.
Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta edhe zetorin e kushëririt S. M.
Policia ka identifikuar Xhevdet Mujën si autorin e plagosjes me armë zjarri në këmbë të shtetasit G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.
Ndërkohë Albert Muja u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M. Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e Albert Mujës.
Në prokurorinë e Krujës janë dërguar materialet për veprat penale "Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
65.3%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 27-vjeçari
9 Janar, 10:54
-
Berisha i tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko-Spiropalit: Kërko informacion tek SHISH, gati të dorëzoj imunitetin! Replikon ish-kryeministri
7 Janar, 12:26
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Burgjet marrëveshje me tre bashkitë e qarkut të Kukësit për punësimin e të dënuarve! Qose: Do ndërtohet godinë e re për të paraburgosurit
31 Dhjetor 2024, 13:31
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Në Shishtavec të Kukësit, aty ku suxhuku thahet në dëborë! Mehmet Bala na tregon sekretet e recetës artizanale
29 Dhjetor 2024, 17:52
-
‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët
28 Dhjetor 2024, 17:14
-
Festat e fundvitit/ Fluks hyrjesh drejt Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë! Punohet me 8 sportele
28 Dhjetor 2024, 16:08
Nje nder vendet me te keqia eshte kuksi dje kuksianet. Burri me i mire safeti
PërgjigjuVazhdoni o njerez vrisni e prisni mos hiqni dore nga kafsheria
Përgjigju