Plagosen me thikë 2 vëllezër në Burrel, mbërrijnë me helikopter në spitalin e Traumës! Në kërkim autori që i goditi (VIDEO)

DIBËR – Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga disa persona në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele rreth orës 14:50. Vëllezërit e identifikuar si Ardit Hysa, 22 vjeç dhe Kristin Hysa, 19 vjeç kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit. Më pas janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar operacionit. Ndërkohë kanë nisur kërkimet për autorin që i plagosi, i identifikuar si Gerald Buci

“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit",  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Plagosi me thikë dy vëllezërit në Burrel, ja kush është autori (EMRI)

1675003134_finalprojekt.00395711.Still014.jpg

Gerlad Buci është autori i plagosjes së Ardit dhe Kristin Hysës në Burrel. 35-vjeçari i ka plagosur me thikë dy të rinjë, 22 dhe 19 vjeç të cilët janë transportuar drejt Traumës por ende nuk dihet motivi.  

Ora 15:50
Kush janë dy vëllezërit që u plagosen me thikë në Burrel (EMRAT)

1675004801_finalprojekt.00401012.Still018.jpg

Dy vëllezërit Ardit 22 vjeç dhe Kristin 19 vjeç Hysa, janë plagosur të dy me thikë nga persona ende të paidentifikuar në Mat. Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion