Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë. Të plagosur kanë mbetur 19-vjeçari Enis Preza dhe 17-vjeçari Elio Shullani.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave, ndërkohë që të dy të plagosurit kanë përfunduar në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor.
Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit/ autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Komente










