Plagosen në aksident rrugor
ish-ministrja Uruçi dhe i shoqi

Plagosen në aksident rrugor<br />ish-ministrja Uruçi dhe i shoqi
TIRANË – Ish ministrja e kulurës gjatë qeverisjes së socialistëve Esmeralda Uruçi dhe bashkëshorti i saj janë plagosur, ndërsa udhëtonin sot pasdite me automjetin e tyre në autostradën Tiranë – Durrës.
Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se dy bashkëshortët janë përplasur me një automjet tjetër, me targa TR 6058 K, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Konfirmohet se zonja Uruçi dhe bashkëshorti i saj janë jashtë rrezikur për jetën, ndërsa dyshohet se aksidenti të ketë ardhur si pasojë e kohës së keqe. Pas mbërritjes së policisë ata janë shoqëruar për në spital, ndërsa ka nisur kërkimi për drejtuesin e automjetit, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

URUÇI, ISH MINISTRE 10 VJET MË PARË
Esmeralda Uruçi ka drejtuar ministrinë e kulturës në vitet 1999 – 2001 në kohën kur qeverisnin socialistët dhe respektivisht kryeministrat Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Ajo u largua nga kabineti në vitin 2001 kur në kye të qeverisë u zgjodh Fatos Nano. Me krijimin e partisë së re të Ilir Metës, LSI, Uruçi u angazhua, për të dhënë më pas dorëheqjen pas kontradiktave me drejtuesit e partisë.
Aktualisht, Esmeralda Uruçi është zv. Rektore në fakultetin e ekonomisë dhe administrimit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, si edhe pranë Universitetit të Shkodrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim