Plagosën në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon, autori rrëshqet, i bie arma nga duart, me vështirësi largohen nga vendngjarja

BERAT- Report TV ka siguruar video nga momenti i plagosjet se të riut, Iliaz Ismailaj, 33-vjeçar të sapo kthyer nga Anglia, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë në fshatin Poshnje në Dimal. E gjithë ngjarja ka ndodhur në lavazhin e fshatit, ku siç shihet në videon e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, fillimisht ka mbërritur makina e Ismailajt.

Më pas, brenda pak minutash shihet të vijnë autorët. Në makinë kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Nga sa mësohet, ato kanë tentuar që ta marrin me forcë, por nuk ia kanë dalë dot, teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Në vendngjarje edhe vëllai i Iliaz Ismailaj, i cili i ka dalë në mbrojtje. Siç shihet në pamje, autorët kanë pasur vështirësi për t'u larguar.

Në burg janë lënë 2 autorët: Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Shabanaj e Filaj nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm, por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve siç është kjo video e publikuar nga Report Tv.

Si ndodhi ngjarja? 
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat

Momenti i plagosjes së 33-vjeçarit të sapokthyer nga Anglia

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim