FUSHË KRUJË- I konsideruar i forti i Niklës, Marklen Haka i shpëtoi një atentati ndaj tij , duke marrë një plumb në nofull.

31-vjeçari ishte në makinë kur pranë tij është afruar një person që lëvizte në këmbë dhe e ka qëlluar me pistoletë në fytyrë nga një distancë e afërt, ngjarje e ndodhur në orën 15:00 në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë.

Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes që ka siguruar Report TV, ndërsa automjeti i Marklen Hakës nuk shihet në vendngjarje.  Burime për Report TV thanë se automjeti është përdorur nga miqtë e 31-vjecarit për ta transpotuar atë në spitalin e Traumës.

Marklen Haka që njihet dhe me emrin Mariglen Haka është arrestuar disa herë dhe por ka arritur të dalë duke sfiduar organet e drejtësisë. Më 7 janar të këtij viti gjatë një aksioni të forcave RENEA në Fushë-Krujë u prangos bashkë me dy të tjerë për armë pa leje dhe kokainë në doza të vogla për shitje. Më 19 shkurt të vitit 2021 ishte arrestuar tek Xhamlliku në Tiranë me armë por sërish ka fituar lirinë.  Hakaj gjithashtu ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por është liruar për mungesë provash.

Ndërkohë në shtator të vitit 2019, breshëri plumbash u shkrepën nga katër armë në drejtim të shtëpisë së Hakës. Nga atentati mbeti e vdekur halla e tij Shpresa Basha, ndërsa Marklen Haka arriti të shpëtonte me një plumb në krah.  Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Atentati në Nikël, Report Tv siguron pamje nga vendngjarja

 

Report Tv ka siguruar pamje nga Nikla, në vendi ku iu bë atentat Marklen Hakës, i cili mbeti i plagosur rëndë.

 

Ora 15:16
Kush është Marklen Haka anëtar i bandës së Niklës që iu bë edhe në shtator të 2019 atentat në derë të shtëpisë, e vdekur mbeti halla e tij

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Atentatorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.

E gjithë rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka ishte e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht. Ajo kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.