Operacioni i RENEA-s në disa qytete të vendit, 19 të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri, kokainë e shuma të konsiderueshme më para (EMRAT)

Kontrollet e befasishme të RENEA-s një ditë më parë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër kanë çuar në pranga 19 persona, një prej tyre në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë. Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël të Krujës, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.

Konkretisht në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Zenel Haka, 22-vjeç, Gazmir Haka 23 vjeç, dhe Marklen Haka, 31-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit Olsi Hasa, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatur lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Alfed Ulaj, 21 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Bej Toptani”, kishte përshtatur lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Mariglen Picari, 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; Marjus Dosti, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm. Aleks Delihasani, Ervis Sula dhe Lami Troci banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Lami Troci, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Gentian Ndoj, 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe Anton Kola, 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe shtetasit Aleksandër Bardhoshi, 52 vjeç, Albert Marku, 38 vjeç, Jeton Locaj, 37 vjeç, Renato Gjura, 23 vjeç, Ervin Nika, 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjano Mehmeti, 31 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.

 

Marklen Haka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
U arrestua nga RENEA, kush është i forti i bandës së Niklës që u vu në pranga, i shpëtoi një atentati në 2019

Marklen Haka, i arrestuar nga operacioni i RENEA-s mbrëmjen e djeshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Haka në vitin 2019 i shpëtoi një atentati, ndërsa e vdekur mbeti halla e tij. Marklen Haka është arrestuar edhe në 2018-ën nga një operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 09/01/2022 23:51

    Ehhh te arrestoj sa te doj polica renea fnsh derisa te jen te kalbura gjykatat kta nsr i ke prp ne rrug dhe me te fort se çishin se rriten ne grada ...Lum ai qe iken nga ky vend

    Përgjigju
  • Celo mezani: 08/01/2022 13:27

    Po kecit kush ja ka var koburen ne qaf

    Përgjigju
  • Tosi: 08/01/2022 07:38

    Nuk eshte show mediatik por shperdorim detyre. Kandiset RENEA si polici rrugesh.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/01/2022 19:47

    E paska ndritur Renea me keta qe do i liroje gjykata dhe prokuroria per dy jave. Kane bere kontroll kuturu me informacione gjysmake qe ka dhene policia e koruptuar lokale me ne krye drejtoret saharoshe. U kap ndonje person ne kerkim??? JO! Megjithese ata jane rrugeve gjithe diten. Renea nuk i njeh, duhet ti drejtoje policia kriminale, por ata i drejtojne tek shperndaresit e vegjel. Fiasko e rradhes.

    Përgjigju
  • Jashte neser..: 07/01/2022 13:59

    Normalisht me ligjin ne fuqi, Per arme pa leje dhe per droge shkon 10-15 vjet burg minimumi Sepse ka 7 vjet per arme dhe po aq per droge. Dhe kto nuk bejne asnje dite !!! U be e 1000 here qe i arrestoni, dhe i leshoni, Sepse i keni shoke dhe per kte pune i keni, qe ti perdorni Si per show dhe per porosi te tjera, per vrasje e gjobe venie, Po boll se jeni te flliqur lat nam, nuk ju besojne me as kalamajt e kopeshtit pa dreke " cicerimat " Nqs keni 1 gram nder e moral e karakter, denojini me burg qe te krijoni Cerek besimi ne popull, por mos u tallni me, boll me kaq.

    Përgjigju
  • Turi: 07/01/2022 12:46

    Arrestohet sot dhe neser jane te lire te gjithe, vetem show mediatik krimi komandon vendin dhe shteti eshte inekzistent

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/01/2022 11:40

    Tamam vend per te hyre ne BE jemi…arrestojme njerez rrugeve se kshu e do partia..

    Përgjigju
    • Lezhjani: 07/01/2022 11:50

      Te gjithe burra te mire kto qe ka arrestuar policia. Nuk te arreston kush kot

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Kundërshtoi vendimin me burgim të përjetshëm, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun

Kundërshtoi vendimin me burgim të përjetshëm, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun