Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Peqinit, Diell Çela, është plagosur e armë zjarri këtë të mërkurë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit. Autor i dyshuar është Sokol Dehimi, dhe sipas burimeve per Report TV bëjnë me dije se konflikti nuk ka nisur për shkaqe politike.

52-vjeçari është paraqitur në orët e paradites në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër blutë e Peqinit shpallën në kërkim autorin e dyshuar Sokol Dehima dhe bashkë me prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.