Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Berat, mbërrin i mbuluar me gjak në spital! Refuzon të japë shpjegime për ngjarjen

Një 27 vjeçar ka mbërritur i plagosur me plumb në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga banues në lagjen ‘Uznovë’ në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku dhe kush e ka plagosur. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Sipas mjekëve të repartit kirurgjisë plumbi ka kapur në kofshë ku dyshohet se i ka prekur venën kryesore. Policia vijon hetimet.

Dyshohet se i riu është qëlluar me armë silenciator pasi sipas banorëve nuk janë dëgjuar të shtëna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Plagosja e 27-vjeçarit në Berat, i riu ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen! Dyshohet se është qëlluar me silenciator

1690318539_policiae.jpg

Xhuljano Goga, 27-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat. I riu ka përfunduar i plagosur rëndë në spital dhe ka refuzuar që të japë shpjegime për ngjarjen 

Goga dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator, s'janë dëgjuar të shtëna.

‘Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyshi: 30/07/2023 22:09

    Si te flase ka frike. Me kete polici dhe prokurori qe te shet te kriminelet? Apo nuk do e liroj vrasesin prokurori me gjykatesin? Situate e frikshme ne ate vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja