SPANJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Katalonjë. Sipas mediave spanjolle i plagosur ka mbetur një i ri shqiptar, i cili ka përfunduar me plagë në spitalin Vendrell, ku edhe po mjekohet.

Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, po ashtu edhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

I riu shqiptar, ende i paidentifikuar është dërguar në spital nga njerëz të panjohur dhe është braktisur në urgjencën e spitalit.

Shqiptari ka mbetur i plagosur me dy plumba, nga një në secilën këmbë. Ai kishte edhe një goditje në kokë.

Për plagosjen kanë nisur hetimet, ndërsa dyshohet se mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.