KORÇË- Një 48-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një sherri të ndodhur në lagjen nr.6 në Korçë. Ai është dërguar në spitalin e Korçës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i kësaj ngjarjeje, 28-vjeçari me iniciale J.H është shpallur në kërkim nga policia e Korçës.

Policia njofton se grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes e ndërsa shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.