VAU DEJËS- Një person është vetë plagosur me kallashnikov në Bushat të Vaut të Dejës. Ai është Palok Dodaj 70-vjeç dhe është vetë plagosur në banesën e tij në lagjen Dodaj, mes fshatrave MelBushë e Bushat.
70-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e tij, ku kjo e fundit është shkrehur duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:10 në oborrin e banesës së të plagosurit. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit me të cilën 70-vjeçari u vëtëplagos.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po kallashin çe deshe o trim?
Përgjigju