TIRANE- Një plagosje me armë zjarri është shënuar në mesnatën e së mërkurës në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet. Bojken Spahiu 26 vjeç ishte duke u kthyer më automjetin e tij nga 21 dhjetori për në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”, ku një person i armatosur me një pistoletë i është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në shpatull. Në atë moment 26 vjeçari Spahiu i trembur nga të shtënat me armë, është përkulur dhe i ka dhënë gaz makinës së tij tip benx, por nuk ka mundur t’i shpëtojë dot dy plumbave.
Pasi kreu veprën penale autori i ngjarjes u largua në këmbë për në drejtim të paditur, ndërsa disa nga drejuesit e automjeteve që kaluan në atë aks rrugor kanë njoftuar forcat e policisë. Akutualisht mbeten të paqarta arsyet e atentatit që i’u bë Bojken Spahiut, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur.
Ditën e djeshme është shoqëruar një 23 vjeçar i quajtur Griseldo Kusi, si një ndër personat e dyshuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com