SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës pyjore. I plagosuri, Niko Podja, 20 vjeç ka marrë 4 plagë në trup dhe si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të identifikuar si Faust Pali, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Ende nuk rrethanat që kanë çuar në plagosjen e të riut.
Policia e Shtetit ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen në Shkodër. 20-vjeçari i cili ka marrë katër plagë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë. Ndërkohë ende po punohet për kapjen e autorit Faust Pali, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 03.12.2018, rreth orës 15:45, pranë shkollës Pyjore, në lagjen "Tre Heronjt", Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi N. P., rreth 20 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjt, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin F. P, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri është Niko Podja dhe autori është Faust Zef Pali, i cili është ende në kërkim nga policia.