Një 23-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 23-vjeçari me iniciale GJ.I, pas plagosjes është dërguar në spitalin e Vlorës, i shoqëruar edhe nga Policia, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Autori i sulmit me thikë ende nuk është identifikuar. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes së 23-vjeçarit dhe pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.