Pas një konflikti të çastit mes dy personave gjatë natës në Gramsh, një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Feta Bezati, 28-vjeç ka qëlluar mjet prerës Andi Dragotin, 36-vjeç, i cili për shkak të plagëve të marra është nisur drejt spitalit të Tramuës në Tiranë, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Autori u largua nga vendngjarja pas kryerjes së krimit, por brenda një kohe të shkurtër u kap dhe u vu në pranga. 28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, policia vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.