TIRANË-Një nxënës 17 vjeç i shkollës ‘Çajupi” ka mbetur i plagosur i rëndë me thikë pas një konflikti me moshatarët. Ngjarja është shënuar në mesdite, jashtë ambienteve të shkollës, pas derës kryesore të institucionit arsimor.
Mësohet se nxënësi me inicialet Kristi S. ka zhvilluar një debat që ka degjeneruar në sherr fizik me disa moshatarë. Gjatë përplasjes janë përdorur armë të ftohta, pasi adoleshenti është dërguar në spital me një plagë thike në trup. Autor është i identifikuar Marsel Suli, i cili u largua menjeherë nga vendgjarja, per t'u kapur minuta me pas.
Nxënësi ndodhet në spitalin e Traumes, ku po merr mjekimin për një plagë në kokë dhe një në këmbë. Nga të dhënat më të fundit, mësohet se, gjendja e adoleshentit është e rëndë. Plaga i ka bllokuar një arterie kryesore, dhe kjo ka vënë në vështirësi mjekët e Traumës të cilët po mundohen t’i shpëtojnë jetën.
"Rreth orë 12:35, në rrugën "Bardhyl", ka patur një konflikt, midis disa të rinjve. Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi K. S., rreth 15 vjeç.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit", citon Policia mbi ngjarjen e ndodhur.
Por vetëm pak minuta pas plagosjes, policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.
Ne foto adoleshenti autor i plagosjes

AUTORI DESHMON NE POLICI
Autori i shoqëruar në Polici është marrë në pyetje mbi ngjarjen. Marsel Sula pohoi se e ka qëlluar moshatarin, por ka theksuar se ka qenë ky i fundit që e nisi grindjen. “Më shau ai i pari, ndaj reagova”, mësohet të ketë thënë adoleshenti.
Të dy nxënësit mësojnë në klasa paralele në shkollën ‘Cajupi’. Para policeve, 17-vjeçari, ka kërkuar falje për ngjarjen e ndodhur.
DESHMI E DETAJE NGA NGJARJA PRANE SHKOLLES
Dëshmitarë pohojnë se konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Pas grindjes askush nuk e kuptoi se Kristi S. ishte plagosur. Ka qenë një shok që e ka thirrur, ‘Kristi, ke gjak në rroba!” Vetëm atëhere adoleshenti e kuptoi se ishte plagosur nga sherri me moshatarin. Dëshmitarë thonë se, Kristi ka qëndruar mbi 20 minuta i shtrirë në rrugë pa marrë ndihmën e nevojshme. Kanë qenë shokët e djalit që kërkuan ndihmën e kalimtarëve të rastit dhe një klinike private aty pranë.
MERREN NE PYETJE MESUES E DREJTORESHA E SHKOLLES
Policia po heton mbi shkaqet që kanë çuar në konflikt. Por ndërkaq në pyetje janë marrë drejtoresha e shkollës, mësues kujdestarë të dy klasave ku mësonin nxënësit si dhe roja e shkollës ‘Cajupi’. Në pyetje janë marrë dhe nxënës të disa klasave në cilësinë e dëshmitarëve.
Mësuesve iu është kërkuar llogari se përse nxënësit ndodheshin jashtë shkolle në kohën që kur ka ndodhur sherri, duhet të ishin në klasë.
Ndërkaq është sekuestruar arma e ftohtë, tip thikë me të cilën është kryer plagosja.
Policia ne nje moment nga shoqerimi i nje prej deshmitareve me vendin e ngjarjes

(Foto nga vendngjarja ku mbeti i plagosur 17 vjeçari)
FOTO
/Shqiptarja.com