DIBËR- Një minator 51 vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë gjatë punës në një minierë.

I plagosur ka mbetur Arben Kuka me profesion armator në minierë, në galerinë e zonës D me administrator Jeton Danin. 

Minatori i aksidentuar është derguar tek spitali i Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar për shkak të dëmtimeve të rënda. 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.