Pas kësaj, personat ende të paidentifikuar janë larguar nga vendgjarja, ndërsa i riu është dërguar në spital me një plagë arme në shpatull, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë të ditur se episodi sot ka lidhje me vrasjen e një personi në fillim të majit të këtij viti. Bëhet fjalë per Elton Çiça, vrasja e të cilit bëri bujë pasi në momentet e ekzekutimit, ndodhej në një lokal me një gazetar dhe oficer policie.
(I plagosuri Andi Mustafaraj)
3 te shtena me pistoletë, autorët largohen në këmbë
Plagosja ndodhi mesditën e kësaj të premte pranë zonës së ish-Ekspozitës, në Tiranë. Shtetasi Andi Mustafaraj 29 vjec ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me një armë tip pistoletë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se ndaj 29-vjecarit është qëlluar 3 herë nga një pistoletë. 2 prej plumbave e kanë kapur në shpatull 29-vjecarin, kurse autori është larguar në rrugën që të nxjerr në Bulevardin Bajram Curri. Në Bulevard mendohet se autorin e priste një makinë, e cila mendohet se është larguar në drejtim të Unazës së Re.
Ai është përcjellë në drejtim të Spitalit të Traumës, nga ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së të riut.