Plagoset nga serbët në kufi kosovari
Policia serbe:Na qëlluan të parët

Plagoset nga serbët në kufi kosovari<br />Policia serbe:Na qëlluan të parët
KOSOVË - Një kosovar është plagosur nga policia serbe midis kufirit të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë policia ka hapur zjarr pasi kanë qenë shqiptarët e Kosovës të parët që kanë qëlluar.
 
"Prerësit ilegalë të pyjeve kanë hapur zjarr ndaj policisë. Në një shkëmbim zjarri, një shqiptar është plagosur, ndërkohë që nuk ka viktima në mesin e policëve",- thuhet në njoftimin e MPB të Serbisë.
 
Sipas ministrisë serbe ngjarja ka ndodhur në territorin e saj duke shtuar gjithashtu se  patrulla e tyre në terren e stacionit Policor të Kurshumlisë ka hasur në një numër të madh të shqiptarëve, prerës të pyjeve në rajonin e fshatit Orlovac-Matarovë, në komunën e Kurshumlisë.
 
“Një person ka thënë që ka dalë me vëllanë në mal në zonën e Serbisë për të prerë dru. Ai ka deklaruar se dikush ia ka plagosur vëllanë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Brahim Sadriu.

Megjithëse ka thënë se Policia ka dalë në fshatin Dumnicë, Sadriu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku gjendet për momentin i plagosuri.

“Ne ende nuk e dimë a është ai në zonën e Kosovës apo të Serbisë. Të vetmin që Policia e Kosovës e ka takuar është vëllai i cili thotë, se ja kanë plagosur vëllanë”, ka thënë ai.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje