BULQIZË- Një minator është plagosur në një minierë në Krast Martanesh. Minatori është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për kurim më të specializuar. Minatori është identifikuar si Maksim Beça rreth 56 vjeç.
'Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.