TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku një 19-vjeçar ka qëlluar ndaj një 37-vjeçari.

Policia ka mundur të arrestojë autorin e kësaj ngjarje të rënë, Adrian Hamiti 19 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:05 të mbrëmjes së djeshme ku për motive të dobëta 19-vjeçari ka goditur disa herë me thikë I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Tashmë i arrestuari do të përballet në gjyq për veprën “Plagosja e rëndë me dashje".