Dy plumba policit në Tiranë, 20 mijë euro për informatorin e Klered Bozhanaj! Pasi u qëllua efektivi kërkoi ndihmë në lokal

TIRANE - Katër policë  të repartit “Shqiponja” po patrullonin në zonën e Kinostudios, kur një person në rrugën “Hysen Xhura” sapo i pa nisi të vraponte dhe tentoi të ngjitej në shkallët e një pallati pranë. Patrulla ndërkohë po e ndiqte nga pas, kur në vrap e sipër, Klered Bozhanaj, 42 vjeç kthehet më fytyrë nga polici që kishte më afër, Edlir Alleshin, dhe e qëllon me pistoletë dy herë. Autori, siç kanë treguar tre policët e tjerë, u largua sa hap e mbyll sytë në një rrugicë pa ndriçim.

Polici i plagosur, 34 vjeç, me ndihmën e kolegut të tij u fut në një lokal ngjitur me pallatin për të kërkuar ndihmë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjn e së mërkurrës rreth orës 19:00 dhe nga ai moment askush nuk e di ku fshihet 42-vjeçari Bozhanaj. Policia shoqëroi familjarë të tij, të cilët janë treguar shumë bashkëpunues, për të dhënë detaje ku mund të jetë fshehur, por pa një rezultat konkret. Tentativa për të komunikuar me të përmes celularit dhe rënies së një ujdie për vetëdorëzim doli e pasuksesshme, pasi që pas ngjarjes celulari i tij është fikur.

Pak metra larg vendit ku plagosi  me 2 plumba në bark policin, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, Bozhanaj i cili para disa kohësh ishte kthyer nga Italia, la në parkim makinën e tij tip “Audi” me targa italiane. Pak pas ngjarjes, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, referuar të dhënave familjare, tha se se autori është në depresion dhe për këtë arsye konsiderohet i rrezikshëm.

Të gjithë efektivët, edhe ata të patrullave, janë porositur për kujdes të shtuar, deri në lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa për atë që ka informacion se ku fshihet janë vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim.

Efektivi i ‘Shqiponjave’, Edlir Alleshi u qëllua mbrëmjen e mërkurës (20 shtator), në zonën e njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë me dy plumba nga Klered Bozhanaj. Efektivi është qëlluar me dy plumba në bark. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të të dyshuarit. Gjatë kontrollit, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të "Shqiponjave", dhe si pasojë është plagosur Alleshin në bark. Autori më pas është larguar me një makinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Plagosi efektivin në Tiranë, policia kontrolle në 4 qytete për autorin e dyshuar! Kush jep informacion 20 mijë euro shpërblim

1695298691_kleredbozhanaj.jpg

Klered Bozhanajn, autori i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi një natë më parë në Tiranë, është ende në arrati. Policia thotë se kërkimet po vijojnë dhe janë shtrirë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë.

Për këdo që jep informacion për Klered Bozhanaj policia ka vënë shpërblim 20 mijë euro. Ditën e ngjarjes, Bozhanaj kishte veshur tuta dhe bluzë gri, si edhe kishte vendosur një kapele të zezë. Ai është rreth 180 cm i gjatë.

“Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën "Hysen Xhura", shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.   

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 22/09/2023 08:50

    Perse policet ketu te ne nuk veshin nje antiplumb te lehte si ne cdo vend te botes ,apo nuk i len barku i madh ?

    Përgjigju
  • Marmita: 21/09/2023 16:45

    Policia qe duam. Nuk ruajne dot veten jo me popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim