TIRANË- Marjan Levanti, autor i plagosjes me thikë të familjarëve të ish- gruas së tij, ka tentuar të vras veten në dhomat e paraburgimit.

Mësohet se 37 vjeçari ka prerë me rripa batanijen, dhe teksa ka tentuar t'i lidhë rripat tek hekurat e dritares është pikasur nga punonjësi i burgut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

37-vjeçari, Marjan Levanti është dërguar në Spitalin Nr.5 (Psikiatri) për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Marjan Levanti ka qëlluar me thikë dy ditë më parë  prindërit dhe vëllanë e ish-bashkëshortes Elena Kocaqi e cila është një historiane e njohur.  

Shkak i plagosjes së trefishtë rezulton se është padia e depozituar në gjykatën e Tiranës nga ish- bashkëshortja e tij Eleni Kocaqi (Levanti)  e cila i kërkonte divorcin, pagesën e kuotës ekonomike për rritjen e fëmijëve.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)