KUKËS- Gjykata e Kukësit ka caktuar sot masën e sigurisë me burg Sebastian Muçmata, vëllain e e drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë qytet. Më 19 shkurt 25-vjeçari plagosi me armë zjarri Elvis Halilaj kushëririn e kryebashkiakut.
Sebastian Muçmata u dorëzua vetëm disa orë pas ngjarjes. Para grupit hetimor i riu tha se shkak i konfliktit ishte bërë largimi nga puna i 29-vjeçarit.
Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.
Komente

