Plagosi me armë pronarin e 'Orange' në Sarandë, Gjykata lë në burg' Redjan Hadërin! Caktohet 'arrest shtëpie' për 32-vjeçarin që tentoi t'i vinte flakën lokalit

Plagosi me armë pronarin e 'Orange' në Sarandë, Gjykata lë në burg' Redjan Hadërin! Caktohet 'arrest shtëpie' për 32-vjeçarin që tentoi t'i vinte flakën lokalit

Redjan Hadëri dhe Luan Obzova

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Redjan Hadërin, 33 vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e sulmit të armatosur ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.

Redjan Haderi së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë të dyshuarit kryesor si autorë  të plagosjes së Iljadhit dhe një pushuesi.

Ndërsa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hajdëri në deklaratën e tij përpara Gjykatës është shprehur se nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur të jetë me Visi dhe Andrea Caushin.

Para trupit gjykues ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për të djegur lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest shtëpie".

Ngjarja u regjistrua më 20 qershor, ku në drektim të Iljadhit u zbrazën 20 plumba, para lokalit të tij 'Orange', një nga më të frekuentuarit në Sarandë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të armatosur ku u përfshinë Iljadhi dhe tre personat e dyshuar si autorë të plagosjes së tij. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital