Genti Vatnikaj, 24 vjeç është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi plagosi me armë zjarri Alban Haklajn, 33-vjeç pas një konflikti të çastit.
I riu u kap në një banesë në fshatin Berishë dhe gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin Alban Haklaj, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Arma e sekuestruar
Komente




