Plagosi me biçak shokun në gjimnazin e Cakranit, pas postimit në Snapchat, prindërit: Ka pasur raste të tjera! Nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit

Pas ngjarjes së rëndë, ku ditën e sotme një 17 vjeçar ka plagosur me biçak shokun e tij në oborrin e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit, pas një sherri të nisur në Snapchat, prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë në shkolla.

Për Report Tv, ata kanë pohuar se sherre me grushta kanë ndodhur edhe më parë, madje nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit. Ata thonë se shembulli i parë i dhunës në këtë shoqëri është parlamenti.

‘Shumë shqetësuese dhe dëgjova se policia kishte thirrur prindërit dhe asnjë reagim. Nuk e di se çfarë do të bëhet. Në këtë shkollë mesa di është rasti i parë që ka ndodhur’, tha një prindër.

‘Institucioni i parë është parlamenti që i bënë ata të dhunshëm, aty përdoren shprehjet më banale nga të gjitha institucionet që janë në Shqipëri. Nuk është hera e parë, por s'janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesin, janë bërë bashkë 3 ose 4 cuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin’, tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

Fier/ 17 vjeçari plagoset brenda në korridorin e gjimnazit në Cakran, u përlesh me një bashkëmoshatar pas sherrit në Snapchat


S.B/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano