Fier/ 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në gjimnazin e Cakranit, shoqërohet në polici! I plagosuri ndodhet në spital! Shkak një postim në Snapchat

Fier/ 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në gjimnazin e Cakranit, shoqërohet në polici! I plagosuri ndodhet në spital! Shkak një postim në Snapchat

Shkolla e Cakranit dhe punonjësit e prokurorisë

FIER - Një postim në rrjetin social Snapchat është bërë shkak për një konflikt i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm, mes dy nxënësve në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha' të Cakranit në Fier.

17 vjeçari B.D., godit me thike në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga drejtoria e policisë së Fierit pohojnë se autori ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë B.D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.

'Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkolla ka edhe roje edhe oficer sigurie, ndërsa është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla në këtë shkollë. Në shkollën ku ndodhi ngjarja sapo kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë Fier.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë

Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes.

Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm.

Ora 11:29
Fier, 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në gjimnazin e Cakranit! Flet Mjeku: Kishte 4 plagë! E sollën shokët e mësuesi

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran , Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa dhe se ka marrë 4 plagë.

“E sollën këtu mësues dhe nxënësit,shokë e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemoragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”
 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë

Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë