Plagosi me dashje 42-vjeçarin duke i lënë dëmtime në fytyrë, shpallet në kërkim i riu nga Durrësi

Plagosi me dashje 42-vjeçarin duke i lënë dëmtime në fytyrë, shpallet në kërkim i riu nga Durrësi

Foto ilustruese

DURRËS- Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka plagosur me dashje një 42-vjeçar duke i lënë plagë në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa mësohet se i shpallur në kërkim është identifikuar si M.L. banues në qytetin bregdetar. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi më datë 30.08.2020, ka goditur shtetasin F. N., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00