Një adoleshent është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi plagosi me kaçavidë një 31-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit pas një konflikti.
17-vjeçari me iniciale A.M akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
"Pas një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento