Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me thikë dy persona në Rrugën ‘Teodor Koko’ në Tiranë gjatë ditë së sotme.
E.N, 35 vjeç dhe P.B, 48 vjeç u goditën me thikë nga 41-vjeçari në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta. Autori u largua nga vendi i ngjarjes por arratia zgjati pak pasi u vu në pranga pak më vonë.
Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes ndërsa mbi 41-vjecari rëndon akuza për veprën penale “plagosjes me dashje”.
Komento